Në Patia të Tajlandës u zhvillua kampionati botëror i peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj ishte larg pritshmërive.
Në stilin e shkëputjes Erkand Qerimaj u rendit në vendin e njëmbëdhjetë, duke realizuar vetëm provën e dytë me 151 kilogramë, ndërsa në të tretën nuk u ngjit në pedanë. Ndërsa me peshën 181 kilogramë në provën e parë Erkand Qerimaj u rendit i 14.
Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, peshëngritësi shqiptar, është shprehur se këto gara nuk shkuan sipas pritshmërive për dy arsye.
E para temperatura para nisjes për në Tajlandë si dhe dhimbjet e gjurit që e penguan të stërvitej normalisht. Por veç rezultateve negative ka edhe një pozitive pasi janë arritur pikët e duhura për kualifikimi në Olimpik Tokio 2020.
Postimi i Erkand Qerimaj: