Trent Aleksandër-Arnold i ka zhgënjyer të gjithë te Liverpuli. Mbrojtësi i djathtë ka njoftuar klubin se do të qëndrojë deri në fund të sezonit, për t’u larguar më pas me kosto zero.

26-vjeçari ka qenë pjesë e klubit në gjithë karrierën e tij.

Aktualisht Liverpuli me Slot po kalon dhe periudhë mjaft të mirë, pasi ndodhet në krye të klasifikimit si në Premier Ligë dhe në Champions.

Kontrata e tij përfundon në verë. Reali ndërkohë do të përforcohej në një krahun e djathtë të mbrojtjes ku ka shumë nevojë.