Gazetari i sportit, Mariglen Zhivani, ka folur ne emisionin “Sport Zone” ne MCN TV për situatën te Vllaznia, skuadër që këtë javë u mposht nga Egantia 3-0. Sipas tij, kjo humbje ka shqetësuar të gjithë në kampion shkodran, duke filluar nga drejtuesit dhe deri te tifozët.
I pyetur për oshilacionet e Gurishtës, Zhivani tha se mbrojtësi është lideri i ekipit, ndërsa për Çobën u shpreh se ka pasur ofendime me disa tifozë, por shtoi se nuk do të përjashtohet nga ekipi.
“Disfata me Egantian, në Shkodër i ka mërzitur të gjithë, nga presidenca te tifozeria. Në Shkodër futbollin e kanë fe. Ndeshja me Egnatian ka lënë pasojat e veta. Bsohnjaku u largua për shkak dëmtimi. Do jetë një boshllëk në mesfushë. Nuk ka një lojtar të mirfilltë për atë pozicion.
Çoba ka pasur disa ofendime në distancë mes dy-tre tifozë. Nuk behet fjale per ndonjë përjashtim nga presidenti për lojtarin, por ndoshta në ditët në vijim mund të ketë një masë disiplinore.
Ndeshjet e fundit me Kastriotin në Shkodër keto dy vitet e fundit, kane lene një shije të hidhur. Situata për momentin nuk është e mirë. Me Egnatian, skuadra nuk prodhoi as lojë. Kjo i ka shqetësuar të gjithë. Menduam se ishte një ëndërr e keqe me Erzenin, por u rikthye edhe me Egnatian.
Gurishta është lideri i ekipit. Ka 2-3 vite, që ka bërë performanca të mira. Në krahun e tij, është i pazëvendësueshëm. Në ndeshjet e fundit, nuk e kemi parë Gurishtën që njohim të gjithë.
Josa na ka kërkuar që të mos e përmendim fjalën titull. Është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Është ende herët për të folur për titullin. Duhet parë, kampionat ka shumë. Vllaznia ka dy-tre vite kandidate për titull”- eshte shprehur Zhivani.