Zhoze Murinjo ka vendosur të dalë kundër rrymës dhe të kërkojë që të ketë në skuadrën e Romës shërbimet e sulmuesit Mason Grinvud.
Ky i fundit ka shumë kohë që nuk luan për shkak se u arrestua për dhunë ndaj partneres dhe hetimi nuk ka përfunduar ende e si shkak i kësaj, Mançester Junajtid vazhdon ta mbajë të dënuar.
Por, së fundmi policia angleze ka pranuar se ndaj lojtarit nuk rëndon më asnjë akuzë duke qenë se partnerja e tij ka tërhequr denoncimin dhe kanë rinisur jetën së bashku.
Kështu, lojtari është i pastër dhe për Murinjon do të ishte një afrim me peshë duke qenë se ai e njeh mirë që nga koha kur portugezi ishte trajner i “djajve të kuq”.
Grinvud do të kishte një shans të dytë në Itali për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në formën e tij më të mirë dhe për të lënë pas gjithçka ka kaluar. Fjalën e fundit do ta thotë padyshim klubi i Mançesterit që do të vendosë nëse do ta shesë, do ta huazojë apo do ta mbajë në skuadër.