Ish- futbollisti dhe ish- trajneri Eduard Zhupa është i mendimir se Vllaznia po bën mirë në kampionat dhe i ka të gjitha gjasat që ta ruajë deri në fund vendin e parë. Ai po ashtu, ka deklaruar se në vijim do të mund të vendosin edhe pankinat e ekipeve për rezultatet e tyre.
“Çdo skuadër gjatë ecurisë së saj, ka edhe ajo ato uljet e veta dhe mbase Vllaznia e ka tashmë këtë moment jo të mirë dhe nëse e ka tani që është pjesa e dimrit, pjesa e terreneve, tani që është ftohtë, mendoj se është pozitive për të.
Tani po vjen edhe pranvera, terrenet do të jenë më të mira dhe e favorizon shumë stadiumi i Shkodrës Vllazninë për mënyrën si ajo luan.
Unë jam shumë dakord që Vllaznia është me meritë aty ku është, kryeson me 6 pikë me shumë se ndjekëseja më e afërt. Ka edhe ndeshjet direkte me to dhe nëse Vllaznia tregohet më e kujdesshme dhe tani e tutje do të luajë me tjetër filozofi loje për të marrë maksimumin në çdo ndeshje.
Ekipi shkodran ka 12-13 lojtarë në nivele shumë të mira, ka krijuar një grup shumë të mirë dhe merita është e trajnerit që ka futur një mentalitet profesionist. Nëse atij do t’i jepet hapësirë edhe për sezonin tjetëër, atëherë Vllaznia do t’i marrë si duhet frutet e punës së këtij trajneri, qoftë me lojë dhe qoftë me rezultate.
Kryesore në këto momente për Vllazninë është të shohë pak edhe nga pankina. Ndoshta ajo nuk e ka nivelin e lojtarëve të saj si Partizani apo ndonjë skuadër tjetër dhe kjo mund të ndikojë në ecurinë e saj”- ka deklaruar Zhupa./SHKODRA-SPORT.COM/