Transmetuesi i Bundesligës, “Sky Sport Deutschland” ka menduar një ide gjeniale për ta bërë një ndeshje në televizor sa më të vërtetë në mungesë të tifozëve.

Kështu, çdo tifoz që do të ndjekë ndeshjen e skuadrës së zemrës do të ketë mundësi të përdorë një opsion ku mund të dëgjojë kore të ndryshme të tifozëve të skuadrës.

Kjo është bërë e mundur me anë të një regjistrimi ku të gjitha skuadrat kanë vënë në shërbim koret e tifozëve që këndohen në një ndeshje normale.

Kjo për të thyer sadopak monotoninë e një ndeshjeje pa tifozë. Kjo pritet t’u japë sfidave një ngjyrim tjetër në këtë periudhë të vështirë që po kalon futbolli në të gjithë botën.