Futbolli I moshave në Shkodër duket se nuk do të ketë pushim.

Pas përfundimit të kampionateve të tyre, së fundi është organizuar edhe një tjetër aktivitet shumë interesant.

Bëhet fjalë për turneun “Shkodra Summer Cup” në të cilin marrin pjesë 6 ekipe jo vetëm të Shkodrës por edhe nga Durrësi, Lushnja, madje edhe Maliqi.

Bëhet fjalë për ekipe të grupmoshës U-13 të cilat për dy ditë me rradhë janë ballafaquar me njëri- tjetrin me objektiv shpalljen fitues.

Sipas njërit prej organizatorëve, Jetmir Podgoricës, ideja është që ky turne të shndërrohet në të përvitshëm.

“Ka qenë një ide për të organizuar një turne të tillë të moshave në Shkodër dhe jam i kënaqur që ia dolëm.

Ajo çfarë tashmë do të tentojmë është kthimi i tij në të përvitshëm dhe rritjen e numrit të ekipeve pjesmarrëse”- është shprehur ai.

Ndërkohë, një nga ekipet pjesmarrëse në këtë turne është edhe Arena Shijak.

Trajneri I saj Justin Bespalla në prononcimin e tij shprehet se turne të tillë janë shumë të vlefshëm për futbollistët e vegjël.

“Edhe në Durrës organizohet një turne i tillë dhe tashmë organizimi edhe i një tjetri në Shkodër nuk është gjë tjetër veçse rritje e interesit për futbollin tek këto fëmijë.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe padyshim që inisiativa të tilla duhen përkrahur”- është shprehur Bespalla.

Pas një lufte të fortë sportive, fitues I edicionit të parë të “Shkodra Summer Cup” është shpallur ekipi Atletik që ka fituar në finale me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë.
© shkodrasport.com

Ekipet pjesmarrese ne “Shkodra Summer Cup”: