Në Torino skenarët se Zinedin Zidan do të rikthehet te Juventusi, por këtë herë si trajnerë kanë nisur të ndizen më së miri.

zidan

Alegri në fund të sezonit me shumë mundësi do të jetë e shkuara e Juventusit dhe Zidan ngjan si pasuesi më i mundshëm i italianit. Trajneri francez këtë javë mori një telefonatë nga Perez për të marrë drejtimin e Realit, por e e ka mohuar këtë ofertë nga spanjolli.

Sipas “La Stampa”, gazetë shumë pranë Juventusit, Zidan është parë në Torino me njerëz shumë pranë bardhezinjve, të cilët punojnë për llogari të kampionëve të Italisë. Flitet se mes palëve janë diskutuar kushtet për të marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës.

Vlen të përmendet që Nikola Amoruzo, ish-shok skuadre te Juventusi ka postuar në “Instagram” një foto me Zidan, Ferara dhe Iuliano (ish-trajneri i Partizanit), në vitin 2016 kur ishin duke luajtur kalçeto. Është vetëm një foto, por në Itali ka dhënë shumë “ushqim” për skenarë të bukur te Juventusi.

amoruzo