Zinedine Zidane vazhdon të bëjë presion tek presidenti i Real Madridit, Florentino Perez që të ndërmerr masa për transferimin e Pogbas.

“Unë dua Pogba, menjëherë ose në fund të sezonit”.

Kjo është fraza e tërëkohshme që Zidan ia përmend presidentit të klubit mbretëror.

Gazeta e njohur spanjolle Marca raporton se transferimi i Pogbas ishte edhe kërkesa e vetme e Zidane, kur ai ra dakord të kthehej në pankinën e Realit në marsin e kaluar.

Kontaktet mes Zidane dhe Pogba nuk janë ndërprerë asnjëherë dhe mesfushori pritet të mos pranoj rinovimin e kontratës që i skadon më 2021.

Por, problemi për Zidane është se britanikët duan 120 milionë euro dhe jo të gjithë në Real Madrid janë të bindur që të japin tërë këtë shumë për lojtarin.