Zinedine Zidane është shprehur shumë i lumtur me pikën e marrë në Mestalla.
Real Madridi i ka shpëtuar humbjes në minutën e 95-të të takimit, duke barazuar rezultatin kundër Valencias për të marrë një pikë të artë tre ditë para ‘El Clasicos’.
Los Blancos ishin duke u mposhtur 1-0 nga Valencia por në minutat shtesë del në skenë Karim Benzema që barazon shifrat.
“Ky është Real Madridi, nuk dorëzohet kurrë, vazhduam të luftojmë për të nxjerr diçka në këtë ndeshje dhe në fund ia dolëm”, deklaroi Zizu
“Mendoj se merituam pak më shumë nga Valencia”.
Casemiro në stol? “Ka luajtur shumë ndeshje dhe ishte koha për ta pushuar, Toni Kroos, Modric e Valverde bën lojë të mirë”.
Pse vendoset ta pushonit para El Clasicos, për shkak të kartonit? “Casemiro ka luajtur 21 ndeshje dhe ka pasur nevojë të pushojë. Ne kemi menduar vetëm për ndeshjen e sotme”.