1306 ditë pa skuadër. Kaq kohë ka Zinedine Zidane pa punuar si trajner. Kjo është zgjedhje e tij dhe jo paaftësi për të gjetur një skuadër të re.

Mediat angleze dhe ato franceze raportojnë se klubet më të mëdha në Europë, Manchester United, Juventus, PSG dhe Bayern kanë trokitur disa herë në derën e tij, por kanë marrë gjithmonë të njëjtën përgjigje.

Duke ruajtur dashamirësinë dhe respektin, Zidane në secilin rast është shprehur: “Faleminderit, por jo”. Francezi po përgatitet për aventurën e tij të re, por ende nuk e ka ndarë mendjen se cila është skuadra e duhur për të./telesport/