Ish-futbollisti i Kombëtares, Hysen Zmijani në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se ndaj Anglisë, Kombëtarja u zmbraps shumë në minutat e para.

Zmijani shtoi se Kombëtarja duhet të tentojë diçka më tepër.

Zmijani: U zbrapsme shumë në minutat e para dhe sigurisht që duke parë edhe nivelin e Anglisë sepse më duket se Sylvinho me këto emrat e mëdhenj dhe duke pasur parasysh edhe në Europian me Italinë, me emrat e mëdhenj më duket se rreshtimi i tij në tabela është shumë i bukur por në minutat e para ne kthehemi shumë prapa.

Dhe e kemi shumë të bështirë të rezistojmë pa një gabim në mbrojtje. Në sulm ne nuk mund ta përballojmë Anglinë. Jemi dy herë në kampionat Europian, pse të mos tentojmë diçka më tepër.

Kjo më vjen keq se shkuam përsëri tek I dikurshmi ‘’autobusi’’. Por kjo nuk është mirë se kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm. Dhe pse të mos tentojmë diçka më tepër se kemi edhe futbollista që janë në Champions League dhe po luajnë çdo herë në kampionate. Jemi shumë inferiorë sa hymë në emrat e mëdhenj.

Sylvinho në fillim na ka dhënë një futboll të bukur por kur janë këto emrat e mëdhenj më duket se përsëri shkojmë tek vendi i jonë si Shqipëri. Ishte e domosdoshme që të futej Broja dhe Broja na dha një mënyre që ne kemi mundësi edhe për të sulmuar”.