Katër lojtarët e ardhur në merkaton e janarit kanë ngrohur jo vetëm stafin por edhe specialistë të ndryshëm futbolli. Njëri prej tyre, pikërisht Hysen Zmijani i cili në jo pak raste ka qenë edhe kritik për mënyrën si kanë shkuar gjërat tek Vllaznia, këtë herë ffet ndryshe. Në një prononcim për “Shkodra Sport” ai deklaron: “Mendoj se merkatoja e dimrit ka qenë e mirë, madje edhe më e mirë se e verës. Pak e çuditshme në fakt sepse siç dihet janari nuk të ofron shumë mundësi por ndoshta drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë me fat ose kanë bërë edhe ata lëvizjet e duhura.
Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, është plotësuar reparti i mbrojtjes që ka qenë gjithmonë problem për trajnerin që kësisoj besoj se është i kënaqur që i janë plotësuar kërkesat e tij për këtë repart, ashtu edhe për sulmin. Problemi i vetëm që shoh unë është se mungesa e miqësoreve do ta dëmtojë disi skuadrën sepse lojtarët e sapoardhur nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u njohur me njëri- tjetrin. Megjithatë, shoh që tani ka më shumë konkurrencë në ekip dhe kjo është gjë pozitive. Uroj që Vllaznia t’i bëjë një nisje të mbarë gjysmës së dytë të kampionatit, duke filluar nga ndeshja e parë me Kukësin”.
© shkodrasport.com