Mungesa e golit ne dy ndeshjet e fundit ka bere qe Vllaznia te marre vetem nje pike dhe te zbrese ne vendin e trete te renditjes. Luan Zmijani, ish- futbollisti i kesaj skuadre, njekohesisht trajner i ekipit U19 te klubit shkodran, eshte ndalur tek ky faktor i cili sipas tij, nuk po e ben si duhet detyren e tij.

“Situata ne ekip me duket shume pozitive, kjo per vete faktin qe Vllaznia beri nje 90 minutesh te pelqyeshem ndaj Teutes. Ajo qe mungoi ne kete sfide ishte vetem goli, ndonese paten raste te pastra dhe nje here tjeter topi u ndal ne shtylle. Kjo eshte per te ardhur keq.

Per mua, reparti i sulmit nuk po e justifikon veten. Kjo me ne krye Dilaverin, sulmuesin kryesor te ekipit”- eshte shprehur trajneri aktual i ekipit Vllaznia U19.

I pyetur nderkohe per ecurine e metejshme te skuadres dhe shanset e saj per t’u shpallur kampione, Zmijani do te pergjigjej: “Per Vllaznine te gjitha ndeshjet e mbetur jane finale. Duhen vleresuar te gjitha dhe te merret maksimumin ne çdo takim.

Nese merret maksimumin ne keto 5 ndeshje, sigurisht qe Vllaznia del kampione sepse skuadra e tjera do te gabojne. Mund te ndodhe edhe qe skuadra te mbese jashte katershes, por une nuk e besoj. Per mendimin tim, as qe nuk duhet diskutuar kualifikimi per ne Kupat e Europes.
.

Nuk duhet lene gjithçka per sfiden finale te Kupes ndaj Skenderbeun, megjithate aty jam i bindur se do ta fitojme kupen, por duhet te sigurojme Europen edhe permes kampionatit”./SHKODRA-SPORT.COM/