Vllaznia e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës me avantazhin 2-0 falë
golave të shënuar nga Zogaj dhe Hygor. Një rezultat shumë i favorshëm megjithatë, janë edhe 45 minuta për t’u luajtur
dhe duhet bërë shumë kujdes për të mos pësuar gol.

Të dyja skuadrat e kaën nisur ndeshjen me ndryshime në formacion teksa më të shumta kanë qenë tek Vllaznia teksa Dedja ka lënë në stol Likën, Shtubinën, Sidorencon e Junior dhe në lojë kanë qenë nga minuta e parë Zogaj, Kruja, Shehi e Marku. Por jo vetëm kaq sepse ka ndryshime edhe në skemë teksa Adili e Gurishta kanë kaluar në mesfushë.

Takimi nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë. Mbrojtësi Hoxha nuk merret vesh me shokët e mbrojtjes por
edhe portierin Frashëri duke ia dhuruar topin Zogajt që me qetësi përballë portierit kundërshtar, e dërgon atë në
rrjetë.

Në minutën e 21-të ndërkohë ka një pengim në zonë të njërit prej lojtarëve shkodranë dhe arbitri Jorgji ka treguar
pikën e bardhë të 11-metërshit. Atë e merr përsipër ta ekzekutojë Hygor që është i saktë dhe shënon golin e dytë për
Vllazninë.

Pas pësimit të golit të dytë, Teuta sikur zgjohet dhe sheh më tepër drejt portës shkodrane megjithatë i mungojnë
rastet sepse Vllaznia mbrohet mjaft mirë. Por ne minuten e 35-te ka qene Beqaj shume prane golit megjithate reagon mjaft mire portieri Efremov duke e grushtuar topin.

Deri ne fund te 45 minuteshit nuk do te kishte zhvillime te tjera dhe per rrjedhoje kjo pjese e pare e kesaj ndeshje eshte mbyllur me epersine e Vllaznise 2-0.
www.shkodrasport.com