Ka qene nder te paktit lojtare te sezonit te kaluar i cili ka shkelqyer dhe ka pranuar te firmose kontrate edhe per sezonin aktual me Vllaznine.
E kemi fjalen per portierin malazez Bojan Zogoviç. Ai gezon nje forme shume te mire sportive dhe kete e demostroi edhe ne ndeshjet e “Conference League”.
I pyetur se cilat ishin arsyet qe e çuan ne rinovimin e kontrates me Vllaznine, 32 vjeçari ka zbuluar faktin se ka patur edhe oferta te tjera, madje edhe ne Shqiperi, por ai zgjodhi te luaje serish ne Shkoder.
“Po, e kam zgjatur kontratën me Vllazninë. Kam pasur oferta nga disa vende, madje edhe klube të tjera në Shqipëri, por jam këtu edhe për një vit dhe jam mësuar me klubin dhe qytetin. Ndihem sikur po luaj në qytetin tim dhe nuk doja ta ndryshoja atë”- ka thene ai fillimisht.
I pyetur nderkohe se cilin portier vecon ne Superligen shqiptare, ai eshte pergjigjur: “Kategoria Superiore ka portierë të mirë. Nuk do të veçoja emrat, sepse nuk është kolegjial ,por është e sigurt që çdo klub ka portierë të shkëlqyer.”