Është koha për parashikime në lidhje me Serie A. Në garën e titullit kampion, Gianfranco Zola përfshin edhe Juventusin në mesin e pretendentëve: “Bardhezinjtë mund ta fitojnë titullin, por sigurisht që do të duhet të luftojnë me Napolin dhe dy skuadrat milaneze. Pastaj janë Roma dhe Lazio, që kanë ende cilësi të rëndësishme.
Fakti që ka kaq shumë pretendentë për titull, – vazhdoi Zola, – e bën kampionatin tonë të bukur dhe i shtyn skuadrat individuale të përmirësohen vazhdimisht në mënyrë që të mbizotërojnë. Kjo pamje më kthen pak në vitet e ‘shtatë motrave’, të cilat të gjitha mundën të konkurrojnë për sukses në finale”.
A besoni se Juventusi është i aftë të luftojë për titull?
Është një nga pretendentët. Kjo është bukuria që ka kampionati ynë tani. Janë disa skuadra që mund ta fitojnë titullin dhe kjo shumëllojshmëri e bën më të këndshme, më tërheqëse Serie A. Sigurisht që ka liga edhe më të larta, si Premier League, por mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Çfarë mendoni për Milanin?
Pulisic është një lojtar që nëse shmang dëmtimet, është shumë i fortë. Por një tjetër që nuk është konsideruar kurrë për vlerën e tij është Loftus-Cheek. Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme, mund të bëhet top-lojtar i kësaj lige. Kur unë ishte te Chelsea me Sarrin, ai ishte lojtari që na bëri të ndërronim marshin, sepse ka aq shumë fizik dhe cilësi./telesport/