Donis Avdijaj nuk po arrin që të tregojë vlerat e tij si futbollist, megjithëse talenti nuk i mungon.

Futbollisti i Kosovës ka rënë shpesh herë pre e skandaleve të ndryshme jashtë fushe dhe ka bërë që klube të ndryshme ta përjashtojnë dhe këtu kujtojmë edhe Shalken që e largoi megjithëse kishte një klauzolë që arrinte në 49 milionë euro.

Avdijaj është larguar nga Trabzonspori dhe klubi ka vendosur të mos e mbajë më. Megjithatë, ofertat për të nuk kanë munguar dhe Malatiaspori e Konjaspori janë dy klube që kanë nisur të interesohen për shërbimet e tij.

Mediat turke raportojnë se vetë trajneri i Trabzonsporit Unal Karaman ka shprehur dëshirën për ta larguar futbollistin sepse nuk po e bindte me aftësitë e tij.

Pak kohë më parë, Avdijaj u përjashtua nga Vilemi në kampionatin holandez dhe sërish bëhej fjalë për një përjashtim./VipSport/