Opinion nga Xherald Bizaku – Nuk ma kishte marre mendja dhe as nuk e kisha imagjinuar se do shkruaja disa rreshta ku te kerkoja mbeshtetjen per skuadren tone te zemres qe rrezikon renien nga Superliga.

Nuk e kisha menduar qe Vllaznia jone ne ndeshjen e fundit te kampionatit do te diskutonte qendrimin ne Superiore e aq me teper me nje ekip tjeter elitar sic eshte ekipi i Tiranes.
Cila është arsyeja që jemi në kyt gjendje?
Padyshim që janë të shumta, duke filluar nga drejtuesit dhe duke mbaruar tek lojtaret biles edhe te ato lojtaret qe vijne  si profesionist dhe ne fund terhiqen nga gara. Pa harruar edhe albitrimet skandaloze në shume ndeshje por gjithsesi te flasesh sot per albitrat ne Shqiperi nuk perben lajm.
Po ky nuk eshte momenti per t’i analizu gjithe kto sepse edhe po ta gjejme fajtorin kryesor nuk na nevojitet per  fitoren e ksaj ndeshjeje.
E vetmja gja qe i nevojitet Vllaznise ne kete moment eshte Perkrahja. Te shtunen duhet te jemi te gjithe aty pa asnje dyshim qe ti tregojm te gjitheve se sa shume e duam ekipin tone, per t’i treguar te gjitheve se Vllaznia nuk eshte thjeshte nje ekip futbolli por eshte nje jete, eshte nje burim talentash qe nuk shteron kurre, eshte nje shkolle futbolli.
Stema e ksaj skuadre peshon sa kalaja e “Rozafes”.

Prandaj nga zemra ju bej thirrje te gjithe ju tifozave besnik qe nuk keni lene ndeshje pa e ndjekur, te gjithe qytetarve te Shkodres dhe jo vetem, edhe ju qe nuk keni qëne ndonjehere ne stadium te jeni te pranishem te shtunen.
Nje thirrje te vecante kam edhe per lojtaret qe në kete ndeshje do te jene Gladiator. Te shtunen duhet te luajne per qytetin qe i lindi dhe mesoi te luajn futboll. Te luajn per tifozat me te mrekullueshem ne Shqiperi. Ose neqoftese nuk do e beni per asnjeren nga keto bejeni per njerezit tuaj me te dashur, mendojeni per nje moment qe keto njerez do merziteshin shume ne rast humbjeje.

Kampionati me shume mundesi do humbe nje “Klasike” tipike. Nje klasike ku ne perberjet e saj ka patur futbollistet me te mire te historise se futbollit Shqipetar. Uroj dhe shpresoj qe kjo “Klasike” mos te humbe por edhe neqoftese ndodh Vllaznia jone te qendroje ne Superiore.
Zoti e bekofte Vllaznine!