Neymar është fajësuar si shkaku i vetëm i një rritjeje të tarifave të transferimeve në botën e futbollit. Braziliani u largua në gusht për një shumë rekord 222 mln euro.
Si një efekt domino, skuadra katalanase ka shpenzuar rreth 300 mln euro për Osumane Dembele dhe Philippe Coutinho për të mbushur boshllëkun e krijuar pas largimit të tij.
Por edhe në vendet e tjera të Evropës çmimi është rritur ndjeshëm me Virgil van Dijk, për shembull, që i ka kushtuar Liverpool plot 90 mln euro.
Leicester City refuzoi 80 mln euro për Riyad Mahrez duke pretenduar se lojtari vlente të paktën 100 mln euro.
Zv.Presidenti i Barcelona-s Jordi Mestre thotë se shumat e transferimeve mund të përmbahej, të paktën për momentin, nëse Neymar do të kishte qenë i ndershëm me klubin në vend që të luante macja me miun.
“Ajo që më lëndoi më tepër kur ndodhi,” shprehet ai për Diario Sport. “Ishim të gjithë në turne veror duke folur me të dhe babanë e tij, dhe ata nuk u treguan transparentë.
“Nëse do të kishte ardhur tek ne dhe të kishte thënë se dua të iki, si Fabregas, Pedro, Alexis Sanchez dhe Mascherano, do ta kishim arritur një marrëveshje.
“Por ai luajti macja me miun me ne. Ai nuk na tha asgjë. Po të na kishte thënë, PSG do të kishte qenë në gjendje ta blinte me më pak para dhe do të na kushtonte edhe ne më pak për të gjetur zëvendësuesit e tij.“Sjellja e tij krijoi një inflacion në merkato. Mund të kishim kursyer shumë para dhe zhurmë mediatike.
“Jam i bindur se ai nuk na tha gjë pasi donte bonusin. Dhe më bezdis kjo gjë. Tani do të shkojmë në gjyq dhe gjykata do të vendosë.
“Neymar e pa se nuk mund të bëhej kurrë numri 1 me Messi-n te Barça. Dhe ka vetëm një Messi. Ai kuptoi se për të qeni numri 1 në botë duhet të largohej nga Barcelona.” /telesport/