”Nuk ka vend për zgjedhje tjetër, Zvicra më formoi si lojtar”, kështu u shpreh mesfushori që luan me Huddersfield para pak kohësh, Florent Hadergjonaj.

Zvicra nuk e mori në Botërorin e Rusisë, megjithë pritshmëritë e mëdha që ishin nga futbollisti i Huddersfield, për të qenë pjesë në këtë kompeticion madhor. Por edhe pas kësaj, Hadërgjonaj dukej i sigurt në zgjedhjen e tij, për të qenë pjesë e helvetëve.

Mesa duket gjërat kanë ndryshuar brenda pak kohësh, pasi sipas atyre që flitet në orët e fundit, lojtari i “Premier League” është duke u bërë gati për Kosovën.

Dokumentacionet kanë nisur të bëhen gati që tani, në mënyrë që Hadërgjonaj të jetë pjesë e kualifikueseve të Europianit që zhvillohen në mars. /Shqiperia.ch/