Përfaqësuesja e Zvicrës është vlerësuar “ekipi më i mirë i vitit” në ceremoninë e organizuar në Cyrih nga “Sports Awards”. Çmimin e mori ylli kosovar që aktivizohet në radhët e ekipit helvet, Valon Behrami.
Zvira grumbulloi nëntë fitore në kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018” dhe vetëm një humbje ndërsa eliminoi në “Play-Off” Irlandën e Veriut.
Pas marrjes së çmimit, Behrami ka postuar në profilin e tij në “Instagram” foto të shkëputur nga ceremonia ndërsa karshi saj shkruan:
“ Pse unë? Urime skuadrës sonë të mrekullueshme. Ju dua shumë djema. Po, Valon ti e meriton”.
I pranishëm në këtë mbrëmje gala ishte edhe trajneri Vladimir Petkovic.
Edhe një tjetër çmim shkoi në Zvicër, pasi tenisti Roger Federer u shpall “Sportisti i Vitit”.