Me ne fund vjen nje lajm i ri per futbollin e moshave ne Shkoder. Duke nisur nga neser do te startojne kampionatet e Liges Amatore qe organizohen nga Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit.

Ne fakt, keto kampionate duhej te kishin nisur qe prej muajit te kaluar, por per arsye te ndryshme kjo nuk eshte bere e mundur dhe do te jete kjo fundjave qe do te shenoje edhe startin e tyre.

Shefi i kesaj zyre, i mirenjohuri Hysen Zmijani ka kohe qe i ka marre masat dhe gjithçka pritet te shkoje mire ne te gjithe kampionatet e grupmoshave te ndryshme duke filluar nga U9 dhe deri tek U17.

Ende nuk eshte bere publike shifra, por mendohet qe numri i femijeve te rregjistruar per sezonin 2020-2021 prane kesaj zyre, ta kete kaluar shifren 1 mije.

Numri eshte i konsiderueshem dhe nese permiresohet edhe cilesia e fushave stervitore ekzistuese apo te ndertohen te reja, padyshim qe do te ndihmonte shume ne rritjen e masivizimit dhe te cilesise se futbollisteve te se ardhmes./SHKODRA-SPORT.COM/