Klubi zvicerian i Zyrih është bindur nga performancat e Fidan Alitit.
Mbrojtësi ka qenë i huazuar nga Kalmar, mirëpo pasi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Zyrih duke zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një gol, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është bërë tashmë lojtar me të drejta i zvicerianëve.
Në fakt, nuk bëhet e ditur shifra që kanë shpenzuar te Zyrih, por Aliti ka firmosur deri në vitin 2023.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe vetë futbollisti nëpërmjet rrjeteve të tij socilae, ndërsa kujtojmë se në të kaluarën, Aliti ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut në Kategorinë Superiore. /VipSport/