Çekia ka mundur të gjejë trajnerin e ri, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar Ivan Hasek. Ky i fundit merr në dorë “frenat” e kombëtares çeke.

Palët kanë firmosur një kontratë që zgjat deri në fund të kualifikueseve të Botërorit, ndërsa ka opsion rinovimi në rast kualifikimi në “Play-Off” ose në fazën finale.

60-vjeçari do të nisë menjëherë nga puna për të menduar për Euro 2024.

“Është një nder i madh për mua. Do të bëj gjithçka që kombëtarja të jetë e suksesshme jo vetëm në Kampionatin Evropian, por sigurisht edhe në Botëror. Dëshira për të shkuar në kampionatin botëror si trajner është diçka që do të më shtyjë përpara tani”, deklaroi tekniku çek.