Kërkesa e drejtuesve të Adës për t’i luajtur ndeshjet e këtij sezoni në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës është miratuar nga FSHF dhe për këtë arsye, takimi i sotëm me Kevitan do të zhvillohet pikërisht aty. Ndeshja do të nisë në orën 14.30 dhe padyshim që velipojakët do të kërkojnë ta nisin me fitore.
Drejtuesit e klubit i kanë bërë thirrje tifozëve të tyre për të qenë të pranishëm në fushën sportive për t’i mbështetur futbollistët dhe stafin teknik në këtë ndeshje të parë të këtij kampionati. Ada rikthehet t’i luajë ndeshjet në Velipojë pas më shumë se dy sezonesh pasi Federata nuk e liçensoi këtë fushë. Por me disa ndërhyrje të bëra, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe nga sot ajo do të luajë aty.
www.shkodrasport.com