Prej dy ditesh qarkullon si lajm por sor eshte zyrtarizur. Afrim Bilali do te jete trajneri i ri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj.

Ka qene vete klubi i basketbollit Vllaznia qe e ka bere publike marreveshjen e arrifur me trajnerin shkodran te kombetares shqiptare, teksa ne faqen e tij shkruan:

‘Klubi i Basketbollit Vllaznia me ambicien për fitimin e trofeve kombëtarë për edicionin 2020-2021 njofton të gjithë opinionin publik se ditën e sotme ka formalizuar me nënshkrimin e kontratës marrëveshjen e arritur me trainerin e Kombëtares Shqiptare të Basketbollit z.Afrim Bilali.

Trainerit Bilali i urojm suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët për fitimin e trofeve”.