Ndeshjet e kategorisë së parë të futbollit të planifikuar për t’u luajtur nesër, nuk do të zhvillohen. Ky është vendimi i mbërritur pak minuta më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për këtë arsye, ndeshja Vllaznia B- Egnatia e planifikuar të luhej në Shkodër, nuk do të zhvillohet. Në fakt edhe vetë shkodranët kanë qenë në pritje të një vendimi të tillë. Arsyeja është se edhe sot, ekipi i Vllaznisë B nuk është stërvitur.
Arsyeja është se në fushën spotive “Reshit Rusi” mungojnë energjia elektrike dhe uji. Situata e krijuara nga përmbytjet ka krijuar një kaos në të gjithë vendin dhe për këtë arsye, zgjidhja më e mirë e mundshme e menduar nga Federata ka qenë shtyrja e ndeshjeve të kësaj jave. Në orët në vijim pritet edhe vendimi përfundimtar për ndeshjet e Superligës dhe me shumë të ngjarë edhe ato do të shtyhen.
© shkodrasport.com