Inaugurimi i stadiumit të ri në kryeqytet, “Arena Kombëtare”, nuk do të bëhet me ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, por me një ndeshje prove të kampionatit të femrave. FSHF ka vendosur që ajo të jetë ndeshja testuese ku do të jenë të ftuar zyrtarët e UEFA-s të cilët do të kontrollojnë si funksionojnë të gjitha sistemet në këtë impiant para se t’i japin dritën e gjelbër për zhvillimin e sfidës me kampionët e botës në fuqi.

FSHF ka konfirmuar se në ditët e para të nëntorit, në këtë impiant do të luhet ndeshja e futbollit të femrave mes kampioneve të Vllaznisë dhe Apolonisë. Sfida në fjalë do të jetë testi real për të gjitha, duke fillua nga hyrja e vendosja e tifozëve në stadium, te sistemi i kamerave, siguria, ndriçimi, sistemi audio, etj.

Pa u kryer një test i tillë, UEFA nuk mund të miratojë zhvillimin e ndeshjeve në këtë impiant, ndaj në FSHF kanë nisur përgatitjet për zhvillimin e kësaj sfide ku presin që shkallët e stadiumit të mbushen me tifozë për të parë ndeshjen e parë në “Arenën Kombëtare” në mënyrë që testi të jetë sa më real.

Fakti qe eshte zgjedhur nje ndeshje femrash, pikerisht ajo ne mes dy ekipeve qe mendohet te jene pretendente per titullin kampion, Vllaznia dhe Apolonia, tregon edhe per prioritetin qe FSHF deshiron t’i jape futbollit te femrave ne vendin tone.

Futbollistet e Vllaznise padyshim qe do te tentojne fitoren jo vetem te kesaj ndeshje por te çdo sfide tjeter te kampionatit dhe per te fituar titullin e shtate kampion rradhazi.