Armando Duka rizgjidhet në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të pestin mandat me rradhë.

Ky ka qenë verdikti i votimit të dytë të zhvilluar në Asamblenë Zgjedhore të ditës së sotme në Durrës.

Në votimin e parë, Duka mori 39 vota përballë 22 të Finos ndërkohë që 4 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Ky rezultat nuk mund të shpallte fituesin ngaqë duhej që ai të kishte 2/3 e votave dhe prandaj delegatet kane votuar serish.

Por ndërkohë në votimin e dytë, kur mjaftonte 50+ 1 % e votave, sërish ka triumfuar Armando Duka që shpallet kësisoj president i Federatës edhe për katër vitet e ardhshme.