Sulmuesi Folarin Balogun i është bashkuar Monacos nga Arsenalime klubin francez që ka konfirmuar ardhjen e lojtarit.

Monaco ra dakord për një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për sulmuesin duke përfshirë bonuset.

Arsenali gjithashtu ka futur një klauzolë për shitjen e ardhshme prej 17.5 për qind.

Balogun rikthehet në kampionatin ku shënoi 21 gola sezonin e kaluar me fanellën e Reims.

Amerikani do të shpresojë të përfundojë sa më lart në renditje me Monacon këtë sezon, duke kontribuar me golat e tij. /Telegrafi/