Arsid Kruja behet me ekip te ri. Futbollisti shkodran nga sot eshte bere pjese e ekipit te Teutes me te cilin do te luaje ne sezonin e ri te futbollit shqiptar. Nje gje e tille behet e ditur permes vete faqes zyrtare te klubit durrsak.

WELCOME ARSID KRUJA!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori i djathtë, Arsid Kruja është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 30 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Vllaznisë.

KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushori #ArsidKruja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”.

Kujtojme qe kjo do te jete hera e dyte qe Arsid Kruja do te luaje per Teuten sepse nje gje te tille e ka bere me perpara edhe ne sezonin 2018-2019./SHKODRA-SPORT.COM/