Tashmë është zyrtare, Milot Rashica është futbollist i ri i Gallatasarajit!
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka kaluar në formulën e huazimit nga ekipi i Noruiç, skuadër që zotëron kartonin e tij, te gjigantët turq të Gallatasarajit.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi verdhekuq me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke deklaruar arritjen e marrëveshjes me futbollistin shqiptar për një transferim në huazim.
26-vjeçari lë skuadrën e Championshipit, pas një viti teksa në këtë sezon është aktivizuar në total në 4 ndeshje, pa mundur të shënojë asnjë gol, por duke dhuruar një asist.
Milot Rashica do të bëhet shok reparti me Mauro Ikardin, i cili është blerja e bujshme e Gallatasarajit në këtë merkato të verës, por gjithashtu edhe me Huan Matën, i cili pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.