Bajerni i Mynihut blindon portën! Klubi rekordmen i Gjermanisë ka prezantuar mbrëmjen e sotme 21-vjeçarin Jonas Urbig, i cili mbylli aventurën e tij me Këln për të nisur një të re me bavarezët.
Një lëvizje surprizë kjo e Bajern Mynihut, duke ditur se Nojer është në prag të pensionimit. Ndërkohë që Urbig ka firmosur një kontratë të vlefshme deri verën e 2029-ës.
Kujtojmë se Jonas Urbig e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Këln, ku është aktivizuar me ekipet e moshave dhe atë të parin. Gjithashtu, 21-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Regensburg dhe Greuther Furth. Në këtë edicion me Këlnin, portieri gjerman u aktivizua 10 ndeshje!