Basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj do te jete serish pjese e ekipit te Prishtines. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook ku i ka uruar mirëseardhje lojtarit.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka për synim ta rikthejë titullin kampion dhe ka bërë disa përforcime. I fundit që është bashkuar me klubin bardhekaltër është basketbollisti i kombetares shqiptare Daniel Lekndreaj

Për Lekndreajn është një rikthim në klubin kryeqytetas, pasi edhe para dy sezonesh e ka mbajtur te veshur fanellën e Prishtinës. 26 vjeçari qe eshte formuar si sportist tek ekipi i Vllaznise, behet gati keshtu te nise nje tjeter sezon ne kampionatin e Kosoves ku luan prej vitesh dhe ku ka spikatur me performancat e tij.

Jo me kot, ai ka qene gjithnje i kerkuar ne merkato teksa perpos ekipit te Prishtines ka luajtur edhe me Pejen, Bashkimin e Prizrenit, e Vllaznimin e Gjakoves. Ai njihet si “shkodrani luftarak” per shkak te lojes se tij eksplozive e depërtuese.