Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës.
Klubi dhe trajneri kanë ndarë rrugët pas rezultateve të fundit që kanë mbajtur kavajasit larg vendit të parë në renditjen e Kategorisë së Parë.
“Faleminderit Mirel Josa !
FC Besa dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin.
FC Besa e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi”, shkruhej në njoftimin e klubit për largimin e teknikut.
Tani pritet të mësohet se kush do të marrë drejtimin e kavajasve, të cilët janë në vendin e tretë në klasifikimin e Kategorisë së Parë dhe shihen si një prej ekipeve pretendente për ngjitjen direkte.