Pas Vetonit, nje tjeter Gjeçaj- Bledari, i ka dhene lamtumiren Vllaznise per te nisur nje eksperience te re ne Kosove. Babe e djale do te jene pjese e skuadres Bashkimi te Prizrenit per sezonin e ri. I pari per te luajtur ne fushe dhe i dyti per te qene ne pankine ku do te mbaje pozicionin e zevendestrajnerit.
Bledar Gjeçar vleresohet si legjende ne Prizren, pikerisht per shkak te kontributit te jashtezakonshem qe ka dhene per skuadren e Bashkimit vite me pare si lojtar dhe nga kjo, kane insistuar per ta patur serish ne gjirin e tyre.
Dhe tashme eshte emeruar si numri 2 ne pankine, per te qene krahu i djathte i trajnerit maqedonas Darko Radulović. Ja me çfare fjalesh e ka pretantuar Bledar Gjeçajn klubi i Bashkimit:
Zyrtare: Bledar Gjecaj ndihmës trajner i skuadrës sonë.
Ju njoftojmë se Bledar Gjecaj i është shtuar shtabit teknik si ndihmës trajner i skuadrës sonë. Kemi arritur marrëveshje me ish-legjendën e klubit tonë, i cili nga tani do ta marrë përsipër detyrën e ndihmës trajnerit. Ai do të jetë ndihmës shtesë i trajnerit Darko Radulovic për klubin tonë, së bashku me Elbesar Geshtenja.
Bledar, të urojmë mirëseardhje dhe të dëshirojmë fat.
Nderkohe tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje ate ne postin e trajnerit te ekipit te femrave te Vllaznise. Kuptohet qe largimi i tij do te kete nje efekt negativ, por Bledari vendosi te shohe mundesine per nje eksperience te re ku mund te ndihet shume me i motivuar dhe prandaj e ka zgjedhur ate, per me teper ne nje qytet ku e vleresojne jashtezakonisht shume./www.shkodrasport.com/