Milan ka lajmëruar se Giacomo Bonaventura do të qëndrojë larg fushave për tetë-nëntë muaj pas operacionit në gju.

Lojtari i përfaqësueses italiane iu nënshtrua operacionit për të riparuar pjesën e dëmtuar të gjurit.

“AC Milan lajmëron se Giacomo Bonaventura i është nënshtruar operacionit në gjurin e majtë,” deklaron klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Operacioni i gjurit, që është zhvilluar në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara nga kirurgët Volker Musahl dhe Freddie Fu të shoqëruar nga stafi mjekësor i AC Milan, ka kaluar me sukses dhe faza e riaftësimit thuhet të zgjasë 8/9 muaj.”