Kombëtarja e Brazilit ka një trajner të ri, ose më saktësisht, ka një trajner të përkohshëm. Vendi i lënë bosh nga Tite pas mbarimit të Botërorit 2022, është plotësuar, por vetëm përkohësisht.

Federata Braziliane e Futbollit ka bërë të ditur se ka emëruar Ramon Menezes si trajner të përkohshëm të saj. Ish-tekniku i U20 të Brazilit, do të drejtojë ekipin në miqësoren e planifikuar kundër Marokut më 25 mars.

Por vetëm kaq, pasi ai nuk pritet të jetë trajneri i “seleçao” në vazhdim. Kjo ka qenë zgjidhja e përkohshme me këtë trajner i cili ka bërë mirë në stolin e U20 dhe ka treguar gatishmërinë për të drejtuar edhe emrat e mëdhenj të përfaqësueses qoftë edhe për një ndeshje të vetme.

Na Brazil janë të bindur se ky vendim për trajnerin e përkohshëm ka të bëjë me dëshirën që duket gjithnjë e më e realizueshme për të sjellë në këtë pankinë Karlo Ançelotin.

Ky i fundit nuk do të largohet nga Real Madrid pa u mbyllur sezoni, por me përfundimin e tij, gjithçka mund të ndryshojë. Kjo është shpresa e drejtuesve të Federatës të cilat janë të bindur se italiani do të ndërtonte një cikël fitues në gjendje për të arritur në majën e futbollit botëror në Kupën e Botës 2026.