Kampionati i Superiores starton kete fundjave me ndeshjet e javes se pare te tij, teksa Vllaznia takimin e saj do ta luaje te henen ne kryeqytet ndaj Partizanit ne “Arena e Demave” duke filluar nga ora 20:00.

Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka percaktuar tashme edhe kalendarin e ndeshjeve te javes se dyte te “Kategoria Superiore”. Natyrisht vemendja me e madhe do te jete e perqendruar tek “klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia- Tirana.

Kjo perballje eshte caktuar per t’u luajtur mbremjen e se dieles te dates 25 gusht ne ora 20:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje ndeshje qe pritet me shume interes, ashtu siç ndodh gjithmone kur ndeshen me njera- tjetren keto dy skuadra me shume tradite ne futbollin shqiptar.

Kalendari i plote i javes se 2-te te Kategorise Superiore:

E diele, 25 gusht

Egnatia- Laçi ora 17:00

Partizani- Skenderbeu ora 20:00

Vllaznia- Tirana ora 20:00

E hene, 26 gusht

Bylis- Dinamo ora 17:00

Elbasani- Teuta ora 20:00