Tashmë është zyrtare, Kalidu Kulibali i bashkohet zyrtarisht, Al Hilal.
Mbrojtësi i Çelësit është prezantuar ditën e sotme te skuadra e re, teksa klubi nga Arabia Saudite do të derdhë plot 23 milionë euro në arkat e Çelësit.
Kulibali ka firmosur kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Al Hilal dhe do të luajë së bashku me Ruben Neves, i cili pak ditë më parë la Uolvesin duke zgjedhur Al Hilalin.
Vlen të theksohet fakti se me fanellën e Çelsit, 32-vjeçari u aktivizua 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.