Manchester City nuk i ndal rinovimet. I radhës që ka nënshkruar është portieri Ederson, një nga pikat kyçe në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

“Qytetarët” kanë njoftuar ditën e sotme nënshkrimin e kontratës së re me portierin dhe ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Ederson është pjesë e City prej verës së vitit 2017.

Më parë me Manchester City kanë rinovuar edhe Kevin De Bruyne, Fernandinho, John Stones dhe Ruben Dias.