Dajan Shehi transferohet në Superligën e Kosovës te Gjilani.

“Supersport.al” bën të ditur se mbrojtësi largohet nga kampionati shqiptar për të nisur një eksperiencë të re.

Shehi kalon me parametra zero te Gjilani, ndërsa që nga korriku, pas mbylljes së bashkëpunimit me Vllazninë, ishte lojtar i lirë.

Një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën kosovare qe ende nuk e ka nisur sezonin e ri, me Gjilanin që pas shumë ndryshimeve dhe emërimit të trajnerit Gentian Mezani po fillon të marrë formë për të nisur edicionin e ri 2023-2024.

Ndërsa më herët mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur edhe me Skënderbeun dhe Partizanin.