Jorgo Meksi ishte përfolur prej ditësh si përforcimi i radhës i Dinamos në merkaton e dimrit.

Më së fundmi ky transferim është bërë edhe zyrtar, pasi ka qene vë klubi që përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka prezantuar ish-futbollistin e Skënderbeut.

Jorgo Meksi, mbrojtësi i djathtë që ka luajtur për Skënderbeun dhe Kukësin më parë, do të veshë fanellën e 18 herë kampionëve të vendit në vazhdim.

Ja njoftimi i klubit:

“FC Dinamo City njofton se Jorgo Meksi është zyrtarisht lojtar i 18 herë kampionëve! Meksi, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, e ka zhvilluar karrierën e tij mes kampionatit grek e atij shqiptar, ku më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit në superiore.”