Laçi ka gjetur gjuhën e përbashkët me portierin Edmir Sali, duke rinovuar për dy vitet e ardhshme. Lojtari I talentuar ka besimin e drejtuesve, që e shohin pikë kyçe në të ardhmen.

Te kurbinasit ka një çështje për t’u zgjidhur, me ish-portierin e Vllaznisë Alen Sherri që është prezantuar dje nga bardhezinjtë, ndërsa Vllaznia ka dalë zyrtarisht duke komunikuar të kundërtën.

Sherri është pa kontratë me Vllazninë dhe burime të sigurta për newsport.al bëjnë me dije se shkodrani do dalë nesër në stërvitje me Laçin, si përforcimi më I ri I tyre. Kështu, me rinovimin e Salit dhe Sherrin, katërkëndëshi I kurbinasve është I sigurt për disa vite.

Njoftimi I klubit për rinovimin e Edmir Sali-t:

Portieri i Laçit Edmir Sali rinovon kontraten dhe per dy vite te tjera me skuadren tone . I urojme suksese te metejshme!