Vëllai i Simone Inzagit, Filipo do të jetë trajneri i ri i Salernitanës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Serisë A.

” “US Salernitana 1919 njofton se ka arritur një marrëveshje me Z. Filipo Inzagi dhe së shpejti do t’i besojë atij drejtimin teknik të ekipit të parë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ai do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp në Salerno.

Aktualisht Interi i Simones ndodhet në vendin e 2-të ndërsa Salernitana e Filipos ndodhet në vendin e 19-të. Tashmë të dy vëllezërit Inzagi do të jetë rivalë në kampionatin italian, dhe të dy do të kërkojnë të bëjnë më të mirën për ekipet e tyre.