Dorjan Bubeqi do të jetë trajneri i ri i Besës. Humbja 0-5 ndaj Elbasanit ishte e rëndë për situatën që i afron verdhezinjtë 1 pikë larg zonës së ftohtë. Presidenti Nexhat Bizhdili ka marrë vendimin për të ndryshuar sërish pankinën dhe rikthen në shtëpi një njohje të vjetër.
Besa e nisi sezonin me Lorenc Pashjan, ndërsa e vijoi me Fidamin Haxhiun. Tanimë, pjesa tjetër e sezonit i besohet djalit të shtëpisë, kavajasit Bubeqi. Ai e njeh mirë skuadrën dhe kampionatin teksa ishte në krye të Burrelit këtë sezon.
Besa aktualisht renditet në vendin 10-të me 19 pikë, në zonën Play-Out. Debutimi i Bubeqit do të jetë në një ndeshje shumë të vështirë teksa sfidon Bylisin në transfertë, të shtunën.
9 finale do të ketë në duar Bubeqi për të shpëtuar sezonin e Besës dhe ka nisur menjëherë nga detyra duke udhëhequr seancën e sotme stërvitore./newsport/