Trajneri i Portugalisë Fernando Santos do të drejtojë kampionët në fuqi të Europës deri në vitin 2024.

Tekniku i kombëtares luzitane rinovoi kontratën me Federatën Portugeze të Futbollit duke vendosur të qëndrojë në krye të pankinës së Portugalisë deri në përfundimin e fushatës së kampionatit europian EURO 2024.

Kontrat aktuale e tij përfundonte deri në EURO 2020, por shtyrja e kompeticionit më të madh për kombëtaret e kontinentit për shkak të koronavirusit si dhe sukseset e Santosit me Portugalinë (EURO 2016 dhe Liga e Kombeve) e kanë bindur Federatën Portugeze të vazhdojë bashkëpunimin me Santosin edhe për EURO 2024.

“Është një privilegj për mua dhe stafin tim teknik të vazhdojmë me këtë projekt”, u shpreh Santos.