Pavarësisht zhurmës së krijuar rreth drejtorit sportiv të Vllaznisë, turkut Engin Firat, në klubin shkodran nuk e kanë shumë mendjen aty.
Administratori Lici, bashkë me drejtorin në fjalë dhe trajnerin Lika janë çdo ditë sëbashku për të diskutuar mbi detajet e mbarëvajtjes së përgatitjeve dhe njëkohësisht edhe plotësimin e skuadrës me lojtarë cilësorë.
Megjithatë, edhe prezantimi i drejtorit të ri nuk do mbetet pa u kryer. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, për shkak të angazhimeve të shumta në ristrukturimin e Akademisë dhe të anës sportive të klubit, drejtori i ri Engin Firat do të prezantohet para mediave paraditen e së mërkurës në orën 11.00.
Në këtë mënyrë, edhe historia e ardhjes së tij duket se mbyllet këtu. E rëndësishme është që tek Vllaznia puna vazhdon.
Tashmë që është hedhur edhe shorti i kampionatit, stafi teknik do të mundohet të ndërtojë skuadrën me të cilën do të përballet në fushë ndaj Korabit, e me pas per te synuar ngjitjen ne Superlige.
www.shkodrasport.com