Klubet kosovare këtë verë janë duke bërë merkato shumë të fuqishme, duke marrë disa nga lojtarët më të mirë të tregut të rajonit tonë. I fundit është Alban Pnishi, ish-mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Gjysmën e fundit të sezonit ai ishte pjesë e izraelitëve të Bnei Jehuda dhe i përfundoi kontrata këtë verë.

Për 29-vjeçarin kishte interes me mjaft këmbëngulje nga Kukësi, teksa për të ishte interesuar edhe Vllaznia. Megjithatë, ka qenë Feronikeli, që ka bindur Pnishin dhe i ka ofruar kontratë, duke e bërë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Më parë Pnishi ka luajtur me kombëtaren e Kosovës dhe në nivel klubesh është aktivizuar me Grasshopers dhe Vohlen.

“Reprezentuesi i Kosovës, Alban Pnishi i bashkohet FC Feronikelit. FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prekur secilin repart të fushës. Kësaj radhe është përforcuar vija e mbrojtjes, duke sjellur në skuadër një qendërmbrojtës të reprezentacionit, Alban Pnishin.

Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbërt e bardhë. Më parë, Pnishi ishte pjesë e skuadrave si: Wohlen dhe Grasshoppers në Zvicërr dhe në fund ishtë pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izdrael. Ai ka edhe paraqitje me reprezentacionin e Kosovës dhe shpresojmë që përvoja e tij të jetë tejet e dobishme për skuadrën”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit. /vipsport/